Politike

Eksperti i PD: Angazhohemi të rrisim pensionet, si do të zhvillohet biznesi me programin për mirëqenien sociale

17 Shkurt 2021, 18:14 Nga DOSJA
Eksperti i PD: Angazhohemi të rrisim pensionet, si do të zhvillohet

TIRANË– Eksperti i çështjeve sociale në Partinë Demokratike, Kastriot Sulka tregon se si do të rriten pensionet për 650 mijë pensionistë shqiptarë me angazhimin e Bashës si kryeministër pas 25 prillit.

Ndër të tjera ai thotë se pasi PD  të vijë në do të ulë kontributet e sigurimeve shoqërore nga 24.5% që janë aktualisht në 18%. 

“Ne angazhohemi që do të risim pensionet për 650 mijë pensionist, me dyfishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% ne vit. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për një jetë dinjitoze. Ne do të ulim kontributet e sigurimeve shoqërore nga 24.5% që janë aktualisht në 18%. Duke zvogëluar në këtë formë edhe informalitetin në Shqipëri. Kjo do të bëjë të mundur që të zhvillojë biznesin, po në të njëjtën kohë do të rritet edhe numri i kontribuuesve të sigurimeve shoqërore çka do të thotë rritje të fondit të pensioneve. Në 25 prill Shqipëria fiton”, thekson eksperti i PD.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kastriot sulka kastriot sulka

Sondazh

Poll