Politike

Situata e Covid019, Mimi Kodheli i ankohet Gramoz Ruçit: Merr masa! Asnjë deputet nuk mban maskë në parlament

17 Shkurt 2021, 16:59 Nga DOSJA
Situata e Covid019, Mimi Kodheli i ankohet Gramoz Ruçit: Merr masa!

TIRANË- Rritja e numrit të rasteve me Covid 19 , ditët e fundit në vendin tonë ka shqetësuar deputetët e Kuvendit. Kështu nisur nga situata, ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli i ka kërkuar Kryeparlamentarit Gramoz Ruçit t’i tërheqë vëmendjen, stafit të Kuvendit të cilët nuk mbajnë maska gjatë orarit të punës.

“Kam një kërkesë, një lutje, një vëzhgim lidhur me sjelljen e punonjësve të administratës së Kuvendit. Janë pothuajse të gjithë pa maska. Do t’ju lutesha Kryetar, pasi ne vazhdojmë të jemi në një situatë shumë të rënduar pandemie, që me personalitetin tuaj edhe më pozicionin tuaj të ngarkoni dikë që të mund të menaxhojë një gjë. Madje dalim keq ne që mbajmë nga dy maska dhe kërkojmë që të zbatohen rregullat”, është shprehur Kodheli.

Ndërkohë  Ruçi i ëhstë përgjigjur se ky shqetësim i deputetes është i drejtë duke e cilësuar mosvendosjen e maskës një sjellje të patolerueshme nga ana  punonjësve të administratës.

“Kush neglizhon duhet të marrë masa për zbatimin e masave. Ndaj ky shqetësim është shumë i drejtë. Është hera e parë që e dëgjoj këtë histori dhe është e papranueshme dhe e patolerueshme, ndaj nuk diskutohet që do të korrigjohet menjëherë”, u shpreh Ruçi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci mimi kodheli gramoz ruci mimi kodheli

Sondazh

Poll