Politike

 Ekpertja e PD-së shpjegon programin e Shëndetësisë: Do të garantojmë sigurinë dhe cilësinë e barnave

17 Shkurt 2021, 17:12 Nga DOSJA
 Ekpertja e PD-së shpjegon programin e Shëndetësisë: Do

TIRANË – Ekspertja e Shëndetësisë Liljana Ramasaçi ka shpjeguar programin që ka Partia Demokratike pas ardhjes në pushtet.

Ajo ka thënë se fillimisht në shëndetësi do të garantojmë sigurinë dhe cilësinë e barnave.  Ndër të tjera ajo është shprehur se shqiptarët do të marrin ilaçe të sigurta të cilat do të rimbursohen nga sigurimet shëndetësore.

Pjesë nga Biseda: 

Jona: Përshëndetje Liljana! Mamaja ime paguan çdo muaj 5.000 lekë shtese ilaçe nga receta e mjekut. Me programin tuaj çfarë do të ndryshojë?

Liljana Ramasaçi: Fillimisht nëpërmjet reformës në shëndetësi ne do të garantojmë fillimisht sigurinë dhe cilësinë e barnave për mamanë tuaj.

Ne do të hartojmë protokollet e mjekimit për çdo sëmundje, që do të thotë barna bashkëkohore dhe të sigurta të cilat do të rimbursohen nga sigurimet shëndetësore.

Në këtë mënyrë, mamaja juaj nuk do të paguajë asnjë shtesë për mjekimin e saj cilësor dhe të sigurt.

Mos harro më 25 prill, Shqipëria fiton shëndetësinë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike liljana ramasaci liljana ramasaci

Sondazh

Poll