Aktualitet

PUBLIKON studimin /Mjeku Ilir Alimehmeti jep lajmin e MIRË: Vitamina D ka pasur efekte pozitive të pacientët e infektuar me C

17 Shkurt 2021, 16:35 Nga DOSJA
PUBLIKON studimin /Mjeku Ilir Alimehmeti jep lajmin e MIRË: Vitamina D ka

TIRANË- Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët, në një kohë kur pandemia po kërcënon dhe vendin tonë. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, mjeku ka publikuar  të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

Postimi i plotë: 

“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”

Cit.: Dr. Andreë Saul

Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi!

Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19.

Në total u studiuan:

930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19;

551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D;

379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.

 Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin:

532 mcg ditën e shtrimit,

266 mcg ditën e tretë,

266 mcg ditën e shtatë,

 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë,

 266 mcg ditën e tridhjetë.

 Rezultatet ishin mbresëlënës për grupin e trajtuar:

82% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.18, 95%CI 0.11-0.29)

 64% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.36, 95CI 0.19-0.67)

 Gjetje dytësore

 Personat me vitaminë D në nivele normale në momentin e shtrimit kishin:

 55% ulje e riskut për shtrim në terapi intensive (RR 0.45, 95%CI 0.24-0.84)

 63% ulje e riskut të vdekshmërisë (RR 0.37, 95CI 0.17-0.82)

 Personat obezë (>30 kg/m2) kishin:

 2.55 fish më shumë risk për shtrim në terapi intensive (95%CI 1.29-5.04)

 3.69 fish më shumë risk për vdekshmëri (95%CI 1.49-9.12)

Mësimet që marrim:

TRAJTIMI ME VITAMINË D FUNKSIONON!

STILI I JETËS ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM, PASI EDHE VITAMINA D EDHE OBEZITETI JANË FAKTORË TË MODIFIKUESHËM QË I KEMI NË DORË!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT. 

Në vendin tonë që prej fillimit të pandemisë deri më tani kanë humbur jetën 1,600 persona dhe janë infektuar  95,726 të tjerë.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 16:04

QAFË THANË– Pas disa ditësh e izoluar nga dëbora rruga në Qafë Thanë është zhbllokuar.Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamj...