Aktualitet

Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe shpërndarje të  kokainës/ Arrestohen dy persona në Shkodër, shpallet në kërki

17 Shkurt 2021, 15:17 Nga DOSJA
Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe shpërndarje

SHKOËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi kishin përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. 

Mësohet se në pranga ka rënë Seart Mlloja dhe Renald Pepaj, është proceduar në gjendje të lirë G. Sh., 33 vjeç, dhe është shpallur në kërkim R. P., 29 vjeç.


Ata u kapën në flagrancë teksa po luanin poker ndërsa gjatë kontrollit në ambjentet e lokalit u gjetën 10 doza të vogla kokainë.

Policia bën me dije se gjatë operacionit të koduar “Game Over” janë sekuestruar disa doza kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për poker.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”.

Kishin përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit.

Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua me sukses operacion policor i koduar “Game Over”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal në zonën e Vrakës, Boric i Madh, disa persona ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe shpërndanin lëndë narkotike, kanë ushtuar kontroll në ambientet e këtij subjekti.

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojën e pokerit, të cilën po e organizonte shtetasi G. Sh.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në lokal janë konstatuar një tavolinë pokeri, dy makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra që përdoren për lojërat e fatit.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj personave që ndodheshin në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë, shtetasit S. M. i kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa shtetasit R. P. iu gjet një sasi e konsiderueshme parash.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjeten 9 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet renald pepaj seart mlloja renald pepaj seart mlloja

Sondazh

Poll