Aktualitet

17 Shkurt 2021, 16:04 Nga DOSJA

QAFË THANË– Pas disa ditësh e izoluar nga dëbora rruga në Qafë Thanë është zhbllokuar.

Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje nga Dogana e Qafë Thanës, ku shihet se rruga është e hapur.

ARRSH shprehet se ka arritur që të pastrojë rrugën nga prezenca e borës, duke shtuar se vazhdon puna për eliminimin e ngricave.

“Qafë Thana sot. Rruga është e pastruar pa prezencë bore, vazhdon puna për eliminimin e ngricave #ARRSH #MIE”, shkruan ARRSH.

Pika kufitare e Qafë Thanës ishte ndër akset problematike, gjatë ditëve që vendi u pushtua nga moti i acartë me reshje të shumta dëbore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zhbllokohet qafe thana zhbllokohet qafe thana

Sondazh

Poll