Aktualitet

Qytetari DENONCON shefin e urgjencës në spitalin e Kavajës, i publikon fotot në gjumë në orarin e punës: Dërgova nënën

17 Shkurt 2021, 14:56 Nga DOSJA
Qytetari DENONCON shefin e urgjencës në spitalin e Kavajës, i

KAVAJË– Një qytetar ka denoncuar papërgjegjshmërinë e shefit të urgjencës në spitalin e Kavajës. Për ‘JOQ’ ai ka treguar se para pak ditësh dërgoi nënën e tij në spitalin e Kavajës, në repartin e urgjncës, por pamja me të cilën u ndesh nuk i pëlqeu aspak.

Qytetari shkruan se kur trokiti në derën e një mjeku e pa atë duke fjetur gjumë gjatë orarit të punës, e sikur të mos mjaftonte kjo pasi u zgjua i tha qytetarit të priste pak ndërkohë që pinte cigare dhe luante me celular.

‘Psh joq doja te denoncoja rastin e nje mjeku te papergjegjeshem sesi ai shperdoron detyren . Para dy ditesh ose me sakte te dielen qe kaloi kam cuar nenen per vizite ne spitalin e kavajes ose me sakte ne repartin e urgjences .Ngaqe spo shihja njeri te disponushem nga ana e stafit trokita ne deren e mjekut dhe askush nuk pergjigjej , hapa deren e dhomes dhe cte shihja mjeku ia kishte fut gjumit per shtat pale qejf ne orarin e punes ja dhe foto. pastaj si te mos mjaftonte kjo pasi u zgjua me tha hyr tekdhoma tjeter por perseri po vonohej i shkova perseri dhe cte shihja doktori po pinte cigare ne dhomen e mjekut dhe po luante me tel ja dhe foto tjeter.’

Gjatë vizitës, qytetari thotë se mjeku nuk përdori asnjë masë ndaj Covid-19, as maskë, as doreza dhe as përparëse. Qytetari shkruan se mjeku që i vizitoi nënën ishte shefi i urgjencës.

‘Dhe si mos mjaftonte mjeku gjat vizites nuk perdori asnje dhoj mase ndaj covid 19 , as maske as doreza as perparse ja dhe nje tjeter foto mbas vizites. Turp e faqja zeze sesi mund te ekzistojne alkoma te tille mjeke kaq te papergjegjshem ne sistemin e shendetesise duke rrezikuar jeten e pacienteve dhe te te semureve duke mos perdorur asnje dhoj mase anticovid . Mora vesh qe na qenka dhe shefi urgjences imagjino shefi ne kete gjendje ca do presesh nga pjesa tjeter .Shpresoj qe aturitetet perkatese te ministrise te marin masa ndaj ketij shefi te papergjegjshem dhe shefave te tjere si ky qe rrezikojn cdo dite jeten e te tjereve dhe te lutem anonim se na bie halli perseri dhe ste kapin me me dore keta te lene te vdesesh.’

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i qytetarit shefi i urgjences ne kavaje denoncimi i qytetarit shefi i urgjences ne kavaje

Sondazh

Poll