Aktualitet

Nuk respektuan rregullat kundër koronavirusit,, policia nuk fal, gjobit 1113 persona, 7 të tjerë shoqërohen në komisariat 

17 Shkurt 2021, 15:01 Nga DOSJA
Nuk respektuan rregullat kundër koronavirusit,, policia nuk fal, gjobit

TIRANË- 1113 persona janë gjoobitur në 24 orët e fundit për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura për parandalimin e koronavirusit. 

Poliia bën me dije se 890 prej tyre janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra për shkak se nuk kishin vendosur maskën, ndërkohë 186 të tjerë udhëtonin me persona që nuk i kishin të afërm. 

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 7 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. 

 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit

Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 1113 shtetas. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 890 shtetas, për mosvendosjen e maskave mbrojtëse. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me masë administrative 186 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë dhe janë lënë të lirë. Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, administratorët e 2 subjekteve që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 35 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll