Aktualitet

Show me vaksinat, qeveria vaksinon ata që e kanë kaluar virusin, dëshmia e të moshuarit: U infektova para 3 muajve por e bë

17 Shkurt 2021, 14:46 Nga DOSJA
Show me vaksinat, qeveria vaksinon ata që e kanë kaluar virusin,

TIRANË-Në kryeqytet ka nisur vaksinimi i të moshuarve me vaksinën ‘Pfizer’. Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se si fillim do të vaksinohen të moshuarit ‘personalitete’ mirëpo në qendrën e të moshuarve në kryeqytet jo vetëm që personalitetet nuk po vaksinohen por dozat e vaksinës ‘Pfizer’ po i jepen dhe personave që e kanë kaluar një herë Covid. Ndryshe nga sa ndodh në të gjithë botën, ku fillimisht vaksinohen grupet e rrezikuara dhe më pas sipas radhës moshat, dhe në fund ata që e kanë kaluar COVID19, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Vaksinimi në azile përfshin edhe ata që e kanë kaluar virusin. Kjo dëshmohet nga vetë një nga të moshuarit e vaksinuar sot. 63-vjeçari Enis Kapa rrëfeu për Top Channel se ka kaluar Covid para tre muajsh dhe u bë një nga të moshuarit e parë që e përfitoi vaksinën.

Unë para tre muajsh e kalova Covidin, por duke e parë që është e nevojshme edhe nuk kam asnjë humbje dhe e bëra.‘- u shpreh i moshuari.

Qeveria shqiptare që ka në dispozicion aktualisht më pak se 7000 vaksina tregon sërish se nuk ka një plan të mirëfilltë vaksinimi, një strategji se kush do e marrë vaksinën i pari e kush i fundit, dhe në mungesë të planit, ato dozat që merr në “çantën e shpinës”, i shpërndan pa busull në funksion të propagandës se Shqipëria po vaksinohet.

(F.G,A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi vaksinimi i te moshuarve nis vaksinimi ne shqiperi vaksinimi i te moshuarve

Sondazh

Poll