Aktualitet

Përsëritet SKENARI i rëndë në Dibër! Pas nënës së ish-deputetit, ngec një tjetër i sëmurë brenda makinës së bllok

17 Shkurt 2021, 16:24 Nga DOSJA
Përsëritet SKENARI i rëndë në Dibër! Pas

DIBËR– Një tjetër i sëmurë ka luftuar sot në Dibër për të mbërritur në spitalin më të afërt, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në videon e publikuar nga JOQ, një qyetar ka denoncuar një tjetër rast të rëndë në Dibër, që siç duket rrezikon të përsërisë skenarin e disa ditëve më parë, kur nëna e ish-deputetit Sali Shehu vdiq rrugës për në spital.

Në pamje shihet një makinë e bllokuar në dëborë, brenda të cilës ndodhet një i sëmurë që duhet të shkojë në spital. banorët e zonës kanë dalë të shtyjnë mjetin, por dëbora ka bllokuar gjithçka dhe është e pamundur që makina të ecë.

“Ore shtyje më fort…ec…nuk del,”- dëgjohet të thonë banorët në video.

Vetëm pak ditë më parë ndodhi një ngjarje skandaloze në Dibër. Një e moshuar, nëna e ish deputetit të PD Sali Shehu, humbi jetën teksa po transportohej për në spitalin Rajonal. Rruga e bllokuar nga bora në fshatin Limjan, vonoi transportimin në kohë të të moshuarës dhe megjithë ndihmën e dhënë nga të rinjtë e Limjanit, ajo humbi jetën pasditen e së dielës.

Po me të sëmurin e sotëm, çfarë do të ndodhë?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet makina ne diber diber viktimat e motit te keq ne shqiperi bllokohet makina ne diber diber viktimat e motit te keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 16:04

QAFË THANË– Pas disa ditësh e izoluar nga dëbora rruga në Qafë Thanë është zhbllokuar.Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamj...