BILANC I FRIKSHËM/ 18 viktima dhe 1075 të infektuar brenda 24 orëve, shkon në 1600 numri i jetëve të humbura nga Covid-19,
17 Shkurt 2021, 16:06Nga DOSJA
SHQIPËRI– 1600 viktima, 34 mijë e 442 të infektuar aktivë dhe 59 mijë e 684 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit bëri me dije se 18 qytetarë të tjerë e kanë humbur betejën me COVID-19, duke rritur kështu ndjeshëm numrin e viktimave. 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç, nuk ia kanë dot që t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3901 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1075 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19. Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në dy qendrat e vaksinimit në Tiranë dhe Shkodër si dhe në Shtëpitë e të Moshuarve. Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2313 vaksina antivCOVID.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021) Raste të reja ditore 1075 Të shëruar në 24 orë 890 Të shtruar në spitale 585 Humbje jete në 24 orë 18 Testime ditore 3901
Testime totale 424,719 Raste pozitive 95,726 Raste të shëruara 59,684 Raste Aktive 34,442 Humbje jete 1,600
TIRANË– Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt. Por nuk e mbajti fjalën. E trishtuar...
Aktualitet17 Shkurt 2021, 16:04
QAFË THANË– Pas disa ditësh e izoluar nga dëbora rruga në Qafë Thanë është zhbllokuar.Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamj...
SHKOËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi kishin përshtatur lokali...
TIRANË- 1113 persona janë gjoobitur në 24 orët e fundit për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura për parandalimin e koronavirusit. Poliia bën me ...
KAVAJË– Një qytetar ka denoncuar papërgjegjshmërinë e shefit të urgjencës në spitalin e Kavajës. Për ‘JOQ’ ai ka treguar se para pak ditësh dërgoi nënën e ...
TIRANË-Në kryeqytet ka nisur vaksinimi i të moshuarve me vaksinën ‘Pfizer’. Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se si fillim do të vaksinohen të moshua...
LEZHË– Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e dyshuar nga shpërthimi që ndodhi në një lokal 5 ditë më parë në Lezhë, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmeti...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se ditën e sotme situata ka qënë më e qetë në spitalet Covid. Ai tha se ka një rënie të urgjencave me COVID...
KORÇË–Moti i keq ka pushtuar Shqipërinë prej ditësh tashmë. Disa akse rrugore ende vijojnë të jenë me ngrica dhe autoritetet nuk kanë bërë asgjë për...
BOTË-Global Firepower ka publikuar, listen e vendeve, duke filluar nga ato më të fuqishme ushtarakisht dhe ato më pak, për vitin 2021. E para në listë rend...