Bota

Bëri foto ‘romantike’ para krimit për të dalë i pafajshëm! Arrestohet turku që hodhi në shkëmb gruan e tij 7-muajshe

17 Shkurt 2021, 12:17 Nga DOSJA
Bëri foto ‘romantike’ para krimit për të dalë i

TURQI– Një 40-vjeçar turk i cili akuzohet për shtyrjen e gruas së tij shtatzënë nga një shkëmb pasi bëri një selfie romantike me të, u arrestua nëntorin e kaluar, më shumë se dy vjet pas vdekjes së gruas.

Sipas Daily Mail, ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit 2018 në Mugla të Turqisë pranë Luginës së Fluturave ku 40-vjeçari kishte shkuar me pushime me gruan e tij 32-vjeçare. Semra Aysal ishte shtatë muajshe shtatzënë kur humbi jetën tragjikisht, duke rënë nga një shkëmb në zonë. Gruaja ndërroi jetë direkt në vendin e ngjarjes.

Turku pretendon se gruaja rrëshqiti dhe ra nga shkëmbi, dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen e saj. Atë ditë çifti kishte kaluar tre orë në atë zonë, duke shijuar pamjen dhe duke bërë fotografi. Sipas të akuzuarit, rënia ndodhi kur gruaja e tij i kërkoi që t’i sillte telefonin celular, të cilin ajo e kishte futur në çantë pasi kishte bërë disa fotografi. Sipas tij, me shpinë të kthyer nga çanta, ai dëgjoi Semrën duke bërtitur.

Nga ana tjetër, paraqet një version të ndryshëm të mënyrës se si ndodhën ngjarjet atë ditë. Sipas prokurorisë, burri planifikoi dhe egzekutoi me gjakftohtësi gruan e tij në mënyrë që të rimarrë dëmshpërblimin nga kontrata e sigurimit të jetës familjare që gruaja kishte nënshkruar pak para vdekjes së saj të parakohshme. Në rast të një aksidenti ai do të përfitonte kompensimin.

Sipas prokurorëve, e vetmja arsye që çifti u ul për tre orë në vend ishte sepse 38-vjeçari po kërkonte rastin e duhur , kur ishte krejtësisht vetëm, për të shtyrë gruan e tij në boshllëk. Sapo u sigurua se askush nuk do t’i shihte, turku zbatoi planin.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota turku hedh gruan ne shkemb turqi turku hedh gruan ne shkemb turqi

Sondazh

Poll