Bota

“Lufta e pandemisë”/ Joe Biden: Unë do të siguroj 600 milion doza deri në fund të korrikut

17 Shkurt 2021, 11:29 Nga DOSJA
“Lufta e pandemisë”/ Joe Biden: Unë do të siguroj 600

SHBA-Joe Biden ka paraqitur planet e tij për të luftuar fazën tjetër të pandemisë së Covid-19. Sipas TheGuardian, Biden ka premtuar se do të sigurojë në dispozicion 600 milion doza të vaksinës Covid-19 në fund të korrikut.

Deri në fund të korrikut ne do të kemi 600 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar çdo amerikan,”-ka thënë Biden.

Gjithashtu, presidenti premtoi në deklaratën se shumica e shkollave fillore do të jenë të hapura pesë ditë në javë deri në fund të 100 ditëve të tij të para në detyrë, por duke thënë se do të ishte më e vështirë që shkollat ​​e mesme të rihapnin në të njëjtën kohë për shkak të rrezikut të infeksionit.

Gjithashtu, Biden tha se çelësi do të ishin klasat më të vogla dhe politika të rrepta për të mbajtur maska, po ashtu kujdesi për distancim social.

“Ne duhet t’i zhvendosim ata në hierarki.”-u shpreh Biden.

Që prej fillimit të pandemisë në SHBA janë shënuar 28,381,220 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 499,991 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba vaksinimi ne shba joe biden shba vaksinimi ne shba

Sondazh

Poll