Bota

Një komision heton sulmin në Kapitol, ish-presidenti Trump mbetet në shënjestër të hetimeve

17 Shkurt 2021, 11:49 Nga DOSJA
Një komision heton sulmin në Kapitol, ish-presidenti Trump mbetet

SHBA– Sulmi në selinë e Kongresit Amerikan në Uashington në 6 Janar ka shkaktuar mllef jo vetëm në SHBA por edhe në mbarë botën demokratike. Pothuajse gjashtë javë më vonë, demokratët në pushtet vazhdojnë përpjekjet për shpalljen fajtor të ish-presidentit Donald Trump. Pas dështimit të votimit në Senat, tani ata duan të formojnë një komision të pavarur për të shqyrtuar me kujdes ato që kanë ndodhur. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, shpjegoi në një letër për deputetët se paneli duhet të shqyrtojë me kujdes sfondin dhe pasojat e “sulmit të brendshëm terrorist” si dhe veprimet e të gjitha forcave të sigurisë të përfshira në këto ngjarje. Komisioni do të veprojë në një mënyrë të ngjashme me atë që u krijua nga Kongresi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Kjo iniciativë e demokratëve vjen vetëm dy ditë pas dështimit të votimit në Senat kundër ish-presidentit Donald Trump. Sipas Pelosi, organi neutral duhet të hetojë gjithashtu përpjekjet e Trump për të parandaluar transferimin paqësor të pushtetit.

Demokratët akuzojnë republikanin për inkurajimin e mbështetësve të tij për të sulmuar Kapitolin, gjatë një tubimi të mbajtur me 6 janar. Më shumë se 200 njerëz janë akuzuar tashmë për krime të nivelit federal dhe për dhunë.

Pesë persona, përfshirë këtu edhe një oficer policie, u vranë gjatë sulmit në Parlament. Deputetët, senatorët dhe më pas zëvendëspresidenti, Mike Pence u larguan vetëm disa minuta para se turma e zemëruar të sulmonte sallën ku mbahej seanca. Kongresi u takua atë ditë për të konfirmuar zgjedhjen e Joe Biden si president i ri i SHBA.

Që nga ajo kohë, Kapitoli është rrethuar me një gardh me tela me gjemba. Rreth 6.000 ushtarë të Gardës Kombëtare janë ende atje për të mbrojtur Parlamentin nga sulmet e reja të mundshme. Qysh në janar, kreu i Policisë së Kapitollit ka kërkuar nga deputetët që të sigurojnë masat e rrethimit të përhershëm dhe rritjen e masave të sigurisë, për shkak të mundësisë së sulmeve të ngjashme.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump komisioni heton sulmin ne kapitol donald trump komisioni heton sulmin ne kapitol

Sondazh

Poll