Bota

“Kompromisi” i Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi: Mund ta vendos në rendin e tretë të prioriteteve

17 Shkurt 2021, 12:11 Nga DOSJA
“Kompromisi” i Kurtit për dialogun Kosovë-Serbi: Mund ta

KOSOVË-Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, pavarësisht reagimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish ka insistuar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qytetarëve të Kosovës dhe s’do të jetë as prioritet i Qeverisë në ardhje.

Sipas Gazeta Express, në një intervistë që ka dhënë ditën e djeshme, në gazetën zvicerane në gjuhën frënge, “Le Temps”, Kurti ka thënë se mund të bëj kompromis për ta vendosur dialogun me Serbinë pak më lart në renditjen e prioriteteve.  Sipas tij ajo nuk është prioritet për Kosovën, por ai mund ta vendos të tretën ose të katërtën në listë.

“Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, në ndërmjetësimin e dialogut ka favorizuar interesat.

“Ish-Presidenti Trump favorizoi “faktet dhe interesat” dhe ne duhet të shtojmë “vlera dhe parime”. Shpresoj që Brukseli dhe Ëashingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, është çelësi i suksesit”, është shprehur Kurti.

Nga numërimi i të gjitha votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47,85% të votave. Pa u numëruar kanë mbetur vetëm votat me postë dhe ato me kusht.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albin kurti dialogu kosove-serbi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll