Bota

Japonia fillon vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor

17 Shkurt 2021, 11:15 Nga DOSJA
Japonia fillon vaksinimin e punonjësve të kujdesit

JAPONI-Japonia ka filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor kundër koronavirusit. Mësohet se dymbëdhjetë punonjës po vaksinohen dhe se në total janë në radhë 800, përfshirë personelin administrativ.

Japonia po planifikon të vaksinojë fillimisht 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin dhe do të studiojë efektet e vaksinës me dy doza në 20,000 prej tyre. Dozat do të administrohen me tre javë larg dhe njerëzve iu është kërkuar të mbajnë shënim ditor se çfarë efektesh mund të kenë.

Vendi ka si qëllim të vaksinojë rreth 3.7 milion punëtorë shëndetësorë deri në Mars. Japonia deri më tani ka aprovuar vetëm vaksinën Pfizer / BioNTech dhe ka filluar administrimin në një spital të Tokios ditën e sotme.

Që prej fillimit të pandemisë në Japoni janë shënuar 417,765 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 7,015 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora japoni vaksinimi ne japoni japoni vaksinimi ne japoni

Sondazh

Poll