Bota

STUDIMI/ Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e infertilitetit

17 Shkurt 2021, 11:00 Nga DOSJA
STUDIMI/ Ndotja e ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e infertilitetit

BOTË-Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit ndjeshëm rrezikun e infertilitetit. Sipas një studimi të publikuar te TheGuardian, që ka si qëllim shqyrtimin e rrezik për popullatën e përgjithshme.

Analiza e 18,000 çifteve në Kinë zbuloi se ata që jetonin me nivele mesatarisht më të larta të ndotjes së grimcave të vogla kishin një rrezik 20% më të madh të infertilitetit.

Dizajni i studimit nuk u dha mundësi shkencëtarëve të përcaktojnë se si ndotja e ajrit mund të dëmtojë pjellorinë, por grimcat e ndotjes dihet që shkaktojnë inflamacion në trup , i cili mund të dëmtojë prodhimin e vezës dhe spermës,”-kanë thënë shkencëtarët.

Infertiliteti prek shumë miliona çifte në të gjithë botën por relativisht pak kërkime janë bërë në lidhje me ndikimin e ndotjes së ajrit. Sidoqoftë, ajri i ndotur tashmë dihet se rrit rrezikun e aspekteve të tjera të riprodhimit, duke përfshirë lindjen e parakohshme dhe peshën e ulët të lindjes. Nivelet e zakonshme të dioksidit të azotit shkaktojnë rritjen e rrezikut të abortit, po aq sa  pirja e duhanit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rreziku i infertilitetit rreziku i infertilitetit

Sondazh

Poll