Bota

Kompania Pfizer/BioNtech do të dorëzojë 200 milionë doza të tjera vaksine në Evropë

17 Shkurt 2021, 10:35 Nga DOSJA
Kompania Pfizer/BioNtech do të dorëzojë 200 milionë doza

EVROPË-Kompania e vaksinave anti-Covid Pfizer dhe BioNTech, ka njoftuar ditën e sotme, se kanë arritur një marrëveshje me Bashkimin Evropian për të dërguar edhe 200 milionë doza të tjera.

Sipas Newsbomb.gr, Albert Bourla, shefi ekskluziv i Pfizer ka thënë se marrëveshja e re përfshinë 200 milionë doza të tjera, përveç 300 milionë që janë shpërndarë deri më tani. Sipas tij qëllimi është të vaksinohen 250 milionë evropian deri në fund të vitit.

“Ne e pranojmë që më shumë njerëz duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur për të mposhtur këtë virus dhe për të kontrolluar pandeminë globale. Ne jemi duke punuar pa u lodhur për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të fushatave të vaksinimit në Evropë dhe në të gjithë botën, duke zgjeruar produktivitetin tonë. Me këtë marrëveshje të re me Komisionin Evropian, ne tani presim të sigurojmë doza të mjaftueshme për të vaksinuar të paktën 250 milion Evropianë para fundit të vitit,”-ka thënë Albert Bourla, Presidenti dhe CEO i Pfizer.

Mësohet se, 200 milionë dozat pritet të dorëzohen në 2021, me rreth 75 milionë prej tyre të dorëzuara në tremujorin e dytë. Numri i përgjithshëm i dozave që do të dërgohen në Shtetet Anëtare të BE deri në fund të vitit 2021 do të arrijë në 500 milionë dhe do të ofrohet mundësina për 100 milionë doza të tjera, nëse kërkohet nga BE-ja.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albert bourla vaksinimi ne evrope albert bourla vaksinimi ne evrope

Sondazh

Poll