Aktualitet

Spitali i Durrësit ‘rrezik’ infektimi! Pacientët me Covid lëvizin lirisht, të tjerë dalin në ballkon dhe stërviten, a

17 Shkurt 2021, 12:04 Nga DOSJA
Spitali i Durrësit ‘rrezik’ infektimi! Pacientët me Covid

DURRËS– Spitali rajonal i Durrësit është i tejmbushur me pacientë me Covid. ‘Faxnews’ bën të ditur se brenda një ditë janë zënë 60 shtretër të spitalit ndërkohë që janë marrë masa që të shtohen të tjerë krevate për të pritur pacientë të tjerë.

Mirëpo në videon e publikuar shihet se në ballkonin e spitalit dalin pacientë që bëjnë stërvitje, të tjerë hyjnë lirshëm dhe dalin, edhe pse zona paraqet rrezik të lartë infektimi.

Në spitalin e Durrësit ambulancat nuk janë të pajisura me oksigjen, dhe mungojnë barrelat. Siç mund të shihet në video , një pacient, pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, është i detyruar që të ecë në këmbë, për shkak se ambulanca nuk ka barrelë.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa për të shtruarit në spitale numri i ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi dy ditë më parë hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi spitalet rajonale spitali covid i durresit covid ne shqiperi spitalet rajonale spitali covid i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:35

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy elektriçistëve në Gjirokastër, mesnatën e sotme. Duke shpërndarë një v...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:06

GJIROKASTËR– Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dedikuar një status dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi mjeti i tyre i punës ra n...