Aktualitet

Pezullimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, KLGJ letër burgjeve: Të jetë prezente!

17 Shkurt 2021, 11:00 Nga DOSJA
Pezullimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha, KLGJ letër burgjeve: Të

TIRANË– KLGJ i nisi ditën e djeshme një letër drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit, për dijeni edhe të prokurorit Altin Dumani, që të lejonin gjyqtaren Enkeleida Hoxha të ishte prezent në seancën e djeshme dëgjimore.

‘Për të bërë të mundur zhvillimin e seancës dëgjimore në funksion të procedimit disiplinor të gjyqtares Enkeleida Hoxha, të parashikuar më datë 12.02.2021, ora 11:00, si dhe për të garantuar të gjitha të drejtat e saj në funksion të një procesi të rregullt ligjor, KLGJ kërkon nga ana juaj krijimin e kushteve për praninë e znj. Enkeleida Hoxha më seancën dëgjimore të datës 15 shkurt”, thuhet në letrën e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendimi i KLGJ-së për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, që u arrestua për korrupsion pak ditë më parë është shtyrë sërish dje dhe pritet që të jepet më 25 shkurt. Avokati i Enkeleida Hoxhës gjatë seancës së djeshme kërkoi pezullim të procesit, pasi sipas tij, magjistratja duhet të jetë në seancë dhe duhet kohë për mbledhjen e provave dhe për një propozim drejtuar ILD-së për marrëveshje.

AKUZAT NDAJ GJYQTARES:

Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak ditë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës. Edhe mjeku, ka përfunduar i arrestuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agim ismaili enkelejda hoxha klgj agim ismaili enkelejda hoxha klgj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 09:05

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka n...