Aktualitet

17 Shkurt 2021, 11:06 Nga DOSJA

GJIROKASTËR– Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dedikuar një status dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi mjeti i tyre i punës ra në lumin Drino. Në statusin e tij, Golemi shkruan se i njihte Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj, duke vlerësuar kontributin e tyre.

“Zor të gjesh fjalët e duhura në këto raste për të ngushëlluar sadopak familjet Kallfa dhe Isaraj në Gjirokastër, që humbën njerëzit e tyre të dashur nga aksidenti fatal i mesnatës. Unë i njihja pak si Selfon ashtu dhe Ismetin, por mjaftueshëm për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vite me radhë në OSHEE në shërbim të banorëve. Nuk e ndalën përpjekjen e tyre për të mos lënë askënd në terr derisa dhanë tragjikisht edhe frymën e fundit në ujërat e akullta të Drinos. Vetëm me kurajo dhe forcë të pashembullt brenda vetes mund të përballohet kjo dhimbje që nuk e kishte hak asnjë prej familjeve, por ky është fati dhe këto janë ligjet e jetës. Vdekja asnjëherë nuk të njofton kur vjen. Ngushëllime”, shkruan Golemi.

LAJMI KRYESOR: TRAGJIKE/ Po shkonin të rregullonin një defekt, makina e OSHEE bie në lumin Drino, vdesin dy elektricistët! Polumbarët i nxjerrin sot, familjarët: U vonuan, mund të ishin shpëtuar

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur golemi vdesin punonjesit e oshee ne drino flamur golemi vdesin punonjesit e oshee ne drino

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 09:05

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka n...