Aktualitet

Denoncimi i qytetarit në Shkodër: Xhaxhai me COVID është i shtruar në spital, infermierja i hoqi oksigjenin, duan ta lënë

17 Shkurt 2021, 11:32 Nga DOSJA
Denoncimi i qytetarit në Shkodër: Xhaxhai me COVID është i

SHKODER- Dy ditë pas hapjes së spitalit rajonal të Shkodrës si spital COVID për t’ju shërbyer personave të prekur, një denoncim vjen nga një qytetar, i cili thotë se xhaxhait të tij që është i shtruar në këtë spital i kanë hequr oksigjenin. Në një intervistë për Dosja.al, qytetari thotë se infermierja i ka marrë aparaturën e oksigjenit.

‘E kena sjellë prej Tirana është me COVID. Tani na thonë që ta fus në reanimacion. Për çfarë ta çojnë ne reanimacion e kanë lënë pa asnjë aparaturë dhe duan të lënë të vdesë. Nuk i kanë prurë asnjë aperaturë është 75 vjeçe.  Kur e sollën prej Tirane e lanë këtu. Tha infermierja je stabilizuar, je shumë mirë, po të marrim aparaturën. Ky s’ka pas nevojë me ngrënë bukë këtu. Tani do e çojnë në reanimacion. Ka ndenjur katër ditë në Tiranë. E ka pas spitalin këtu. E kena pru se është i sëmurë, infermierja ia morri aparaturën, se kena pru me hangër bukë këtu. Unë e kam axhë. Kemi kontaktuar me mjekë, por nuk i kanë sjellë aparaturën. Nuk i kanë sjellë aparaturë.”, thotë ai. 

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa për të shtruarit në spitale numri i ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi dy ditë më parë hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet spitalet rajonale spitalet rajonale

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:06

GJIROKASTËR– Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dedikuar një status dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi mjeti i tyre i punës ra n...