Aktualitet

Ende pa fajtor! Vrasja e Santiago Malkos, babai nuk përmbahet në GJKKO: Pse s’i ka kapur Policia autorët? Bashkëshortja mu

17 Shkurt 2021, 10:40 Nga DOSJA
Ende pa fajtor! Vrasja e Santiago Malkos, babai nuk përmbahet në

TIRANË– Sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është mbajtur seanca Bledi Tetës dhe 8 personave të tjerë, të cilët akuzohen për vrasjen e ish-efektivit të Policisë, Santiago Malko.

I pranishëm në seancën e sotme ka qënë edhe babai i tij, Shefqet Malko, i cili nuk është përmbajtur në sallën e gjyqit. Para togave të zeza ai ka bërë me dije se lajmin për vdekjen e të birit e ka mësuar nga mediat, ndërsa shton se në momentin që ka shkuar në vendin e ngjajes, s’ka pasur posto-bllok policie. 

Pse uniformat blu nuk i kanë kapur autorët? Unë nuk kam pasur dijeni që djali im të kishte konflikte me ndonjë person. Nuk njoh asnjë nga personat e dyshuar,”- është shprehur babai i Malkos. Ndërkohë që edhe pse ishte thirrur për të dëshmuar bashkëshortja e viktimës, Dea Malko, nuk ka shkuar në gjyq. Mësohet se ajo është larguar jashtë vendit pas vrasjes së bashkëshortit, por nuk bëhet me dije se ku.

SPAK mbylli hetimet për Blendi Tetën më 2 tetor 2020 dhe dërgoi në gjykatë dosjen me akuzën e “vrasjes me paramendim” kryer nga grupi i strukturuar kriminal. Ai është nga pjesëmarrësit në vrasjen e ish-policit, gjë që e ka pranuar edhe vetë në dëshminë e dhënë, por ka shtuar se është larguar sapo e ka kuptuar planin e krimit. Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë Leonard Duka, 33 vjeç; Erlis Duka, 29 vjeç; Ilir Selmani, 34 vjeç; Dritan Agaj, 38 vjeç; Fatmir Hyseni Musai, 42 vjeç; Aleksdandër Maxhaku, 37 vjeç; Xhoni Nica, 24 vjeç.

Si ndodhi vrasja e Santiago Malkos

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore. Dosja.al zbuloi skandalin, se Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutimi i santiago malkos santiago malko ekzekutimi i santiago malkos santiago malko

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 09:05

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka n...