Aktualitet

U fut në burg! Mjeku Prifti nuk qëndron ‘duarkryq’, kërkon lirinë! SPAK thellon hetimet, gjendet blloku ku shënonte emr

17 Shkurt 2021, 10:36 Nga DOSJA
U fut në burg! Mjeku Prifti nuk qëndron ‘duarkryq’,

TIRANË– Pas arrestimit të mjekut kardiokirurg Edvin Prifti, denoncime të tjera për të janë dërguar në Prokurorinë e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK. Qytetarë, ish-pacientë të tij, pretendojnë se i kanë ofruar para mjekun për të marrë shërbimin prej tij në ambientet e QSUT-së. 

Pas marrjes së denoncimeve, SPAK ka nisur nga puna për zbulimin e burimit të shifrës së madhe të parave që mjeku kishte në banesë dhe në zyrë. Deri më tani resulton se paratë nuk janë marrë nga banka, ndërsa vetë mjeku pretendoi se ishin produkt i një shitje pasurie të bashkëshortes që nuk ishte noterizuar ende. Paratë e gjetura kanë nisur një përplasje mes Prokurorisë dhe avokatëve lidhur me vendin se ku u gjetën paratë. Sipas Porokurisë 50 mijë euro dhe 3 mln lekë janë gjetur në zyrën e mjekut, ndërsa avokatët pretendojnë se të hollat ishin në çantën e tij, gati për t’i dërguar në bankë. 

Ndërkohë po hetohet edhe për persona që dyshohet se kanë pasur lidhje me mjekin dhe ofroheshin që të shërbenin si sekser për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në spitalin privat ku edhe punonte krahas QSUT-së.

Mjekut në banesë i është gjetur një bllok, ku shkruante emrat e pacientëve dhe paratë që kishte marrë prej tyre. Në këtë bllok variojnë shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro. Hetuesit kanë sekuestruar kartelat mjeësore dhe kanë nisur që të verifikojnë nëse përputhen emrat dhe datat. 

Megjithatë nga ana tjetër, edhe mjeku nuk ka qëndruar “duarkryq”, pasi avokatët e kardiologut kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave. Emri i tij doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, prej të cilit edhe u prangosën 9 persona, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Në përgjime rezultoi se mjeku Prifti mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën e sëmurë nga zemra. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edvin prifti edvin prifti arrestohet edvin prifti edvin prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 09:05

TIRANË– Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e të rinjve. Paraditën e sotme një 31-vjeçar i infektuar nga pandemia e COVID-19 ka n...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 08:30

Nga Prof. Dr. Seit SHALLARI Përgjegjës i Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë Universiteti Bujqësor i Tiranës“Porto Romano”, ndryshe “Porta Romake”. qyt...