Aktualitet

‘Miqtë dhe armiqtë i numëroheshin me gishtat e dorës’/ Mediat islandeze ARTIKULL për Armando Beqirin: Erdhi nga Greqia,

17 Shkurt 2021, 11:52 Nga DOSJA
‘Miqtë dhe armiqtë i numëroheshin me gishtat e

ISLANDË– Armando Beqiri u vra mesnatën e djeshme në prangun e derës, teksa kthehej në shtëpi tek bashkëshortja shtatzënë dhe djali 15-muajsh. Mediat vendase kanë treguar me detaje historinë e shqiptarit nga Tepelena, i cili ishte kthyer në një biznesmen të fuqishëm në vendin e vogël ishullor.

Sipas tyre, 33-vjeçari ishte një nga pronarët e një kompanie të specializuar sigurimi, e cila ishte rritur me shpejtësi dhe kishte rezultuar e suksesshme në treg. Armiqtë dhe miqtë e tij në Rauðagerði, vend ku edhe jetonte, thuhet se ishin të paktë, madje mund të numëroheshin me gishtat e njërës dorë.

Armando ishte larguar nga Shqipëria drejt Greqisë në vjeshtën e vitit 2012. Pak më shumë se dy vjet më vonë, në ditën e Krishtlindjeve, ai zbarkoi në Islandë, duke treguar një dashuri të pamatë për vendin. Në rrjetet e tij sociale, 33-vjeçari tregonte se fliste rrjedhshëm tre gjuhë; gjuhë, shqip, greqisht dhe anglisht. Sipas burimeve të Mannlíf, ai zotëroi shumë shpejt një nga gjuhët më të vështira në botë, islandishten. Ndërsa shtojnë se 33-vjeçari kishte fituar dashurinë dhe respektin e të gjithëve.

Si shenjë e dashurisë së tij për Islandën, Armando u kthyer në një mbështetës të ekipit kombëtar të futbollit, me të cilin shkoi edhe në Rusi për t’i parë teksa luanin në Kupën e Botës. Ndërsa në 2015, Armando u takua me gruan e tij, me të cilën kishte një djalë dhe ishtë në pritje të fëmijës së dytë. 

Beqiri u vra pak minuta para mesnatës së të shtunës, pasi parkoi makinën e tij në garazh, dhe po i drejtohej derës kryesore të banesës. Nga pas iu afrua një makinë, nga e cila e qëlluan disa herë me plumba në shpinë, qafë dhe kokë duke e lënë të vdekur në vend.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando beqiri vritet armando beqiri armando beqiri vritet armando beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:35

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy elektriçistëve në Gjirokastër, mesnatën e sotme. Duke shpërndarë një v...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:06

GJIROKASTËR– Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dedikuar një status dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi mjeti i tyre i punës ra n...