Aktualitet

PS “shkrin” SHÇBA-në, ngrihet Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në varësi të kryeministrit Edi Rama, do të ketë në dor

17 Shkurt 2021, 11:40 Nga DOSJA
PS “shkrin” SHÇBA-në, ngrihet Agjencia e Mbikqyrjes

TIRANË– Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave është një hap larg shkrirjes. Sot, Komisioni i Ligjeve kaloi për diskutim rojekt-ligjin për shkrirjen e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe zëvendësimin e saj me Agjencinë e Mikqyrjes Policore. Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i së cilës emërohet dhe shkarkohet direkt nga ministri i Brendshëm, drejtuesi i kësaj strukture do bëhet direkt nga kryeministri i vendit, me propozim të minsitrit. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore do të ketë më shumë kompetenca se sa SHÇBA, ku në objektiv të saj do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Agjencia do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.

AMP-ja do të ketë në bazë të saj edhe përdorimin e makinës të së vërtetës, e cila është aplikuar fillimisht në procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Projektligji është hartuar nga Ministria e Brendshme, ku sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni, Elena Pici tha në komision se përmes tij synohet rikonceptimi i shërbimit si dhe lufta ndaj krimit e korrupsionit në radhët e policisë.

Sipas kreut të komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ky projek-ligj duhet të shihet me kujdes, pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të shkaktohen përplasje me ligjet e tjera që zbatohen nga institucionet e sigurisë.

Ky projektligj duhet të shqyrtohet në mënyrë të hollësishme për opinion të saktë. Komisioni i ligjeve duhet ta shohë në këndvështrimin e garancive procedurale të subjekteve. Merak e shqetësim është garantimi i subjekteve të ligjit, pasi me këtë projekt-ligj i jepet e drejta agjencisë që të ndërmarrë masa disiplinore ndaj subjektit të ligjit. Ky ligj duhet të shihet në harmoni me kodin e procedurës penale dhe disa ligje të sektorit të sigurisë. Kjo për të mos pasur përplasje apo konflikte ligjore mes ligjeve sektoriale”, u shpreh Ulsi Manja.

Ky projektligj pritet të kalojë në disa komisione parlamentare, për t’u depozituar përfundimisht në Kuvend për votim në seancën plenare të 4 marsit.

(kle.mu;f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amp edi rama shkrihet shcba amp edi rama shkrihet shcba

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:35

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dy elektriçistëve në Gjirokastër, mesnatën e sotme. Duke shpërndarë një v...

Aktualitet 17 Shkurt 2021, 11:06

GJIROKASTËR– Kreu i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka dedikuar një status dy elektriçistëve që ndërruan jetë pasi mjeti i tyre i punës ra n...