Bota

Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë/ Do të lejoj njerëzit të ekspozohen ndaj Covid-19

17 Shkurt 2021, 09:40 Nga DOSJA
Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë/ Do të

BRITANIA E MADHE-Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që lejon vullnetarët të ekspozohen ndaj virusit për të çuar përpara hulumtimet mjekësore në pandemi. Sipas TheGuardian, qeveria ka lajmëruar se provat do të kryhen te rreth 90 vullnetar.

“Provat do të fillojnë brenda një muaji dhe do studiohen deri në 90 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18-30 vjeç të ekspozuar ndaj Covid në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar për të rritur të kuptuarit se si prek virusi njerëzit,”-thuhet në njoftimin e qeverisë. 

Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale ka thënë se ky studim, do t’i ndihmojë mjekët të kuptojnë më mirë përhapjen e Covid-19, zhvillimin e vaksinave dhe trajtimin.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,058,468 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë  118,195 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biritania e madhe covid-19 ne britani biritania e madhe covid-19 ne britani

Sondazh

Poll