Bota

Pavarësia e Kosovës/ Deputeti gjerman: BE-ja duhet të liberalizojë sa më shpejt vizat, po e humb kredibilitetin

17 Shkurt 2021, 09:24 Nga DOSJA
Pavarësia e Kosovës/ Deputeti gjerman: BE-ja duhet të

KOSOVË-Deputeti për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer ka kërkuar në 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë që Kosovës që ti liberalizohen sa më shpejt vizat.

Me anë të një postimi në Facebook, duke përmendur diplomatin gjerman, Wolfgan Ischinger, i cili ka bërë të njëjtën kërkesë ai ka kërkuar sa më shpejt liberalizimin  e vizave.

Në postim ai ka thënë se është dakord me deklaratën ë Ischinger dhe sipas tij nuk duhet të ketë më justifikime të padrejta nga Bashkimi Evropian, duhet të përmbushet premtimi për liberalizimin.

Siç ka thënë ambasadori prof.Wolfgang Ischinger: “Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i papërmbushur i BE-së – është në pyetje kredibiliteti i BE-së!” – me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e perforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, ka thënë ai.

Postimi i plotë: 

Lajmi kryesor:Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë! NewBorn ndryshon pamje, ngrihet flamuri shtetëror. Rama uron me foton e Dua Lipës, aktivitetet e parashikuara gjatë ditës (AXHENDA)

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora 13-vjetori i pavaresise se kosoves peter beyer wolfgan ischinger 13-vjetori i pavaresise se kosoves peter beyer wolfgan ischinger

Sondazh

Poll