Bota

Zbulohen 7 variante të Covid-19 në SHBA, ende nuk dihet efekti i tyre

17 Shkurt 2021, 09:31 Nga DOSJA
Zbulohen 7 variante të Covid-19 në SHBA, ende nuk dihet efekti i tyre

SHBA-Shkencëtarët kanë identifikuar shtatë variante të reja të koronavirusit që janë shfaqur në Shtetet e Bashkuara. Sipas ABC, të shtatë variantet përmbajnë një mutacion të ngjashëm dhe u zbulua se ishin shfaqur që në korrik të vitit 2020.

Shkencëtarët thonë se nuk është për t’u habitur që ata tani po identifikojnë variante të reja në SHBA, por është shumë shpejt për të ditur se çfarë efekti do të kenë te amerikanët.

Këto variante i shtohen një liste në rritje të varianteve të reja që gjenden tani brenda Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë variantet e zbuluara së pari në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Gjithashtu, shkencëtarët kanë identifikuar variante që u shfaqën për herë të parë në SHBA, duke përfshirë variante me origjinë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, Kaliforninë Jugore dhe Midwest.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shba zbulohen variante te reja te covid-19 ne shba shba zbulohen variante te reja te covid-19 ne shba

Sondazh

Poll