Politike

Rama kërkoi mandatin e tretë, Basha: Ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi, ik rri me familjen tënde

16 Shkurt 2021, 20:01 Nga DOSJA
Rama kërkoi mandatin e tretë, Basha: Ke lënë

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar  pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku jepte arsyet pse e donte një mandat të tretë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Basha thekson se Rama e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe në vend numëro. Po ashtu ai i ka kujatur dhe premtimet që kishte bërë Rama para se të vijë në pushtet, por sipas kreut të opozitës asgjë nga ato nuk është mbajtur.

Basha thotë se Rama duhet të ikë, pasi sipas tij Shqipëria me Ramën në krye është pa shpresë dhe pa të ardhme.

POSTIMI I PLOTË: 

Koha që Edi të ikë, Shqipëria të ecë para

Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t’i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë. Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi. Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur.
Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e cove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur.
Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua. Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro. 4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra. Ik rri me familjen tënde. Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty.

Kryeministri Edi Rama ka renditur arsyet se përse po e kërkon një mandat të tretë. Përmes disa fotove të publikuara në profiling e tij në Facebook, ku kryesojnë ato me fëmijë, Rama shkruan se nuk do ta kërkonte një mandat të tretë, nëse reformat që ka nisur, sin ë arsime shëndetësi do të ishin përfunduar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 16 Shkurt 2021, 17:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka renditur arsyet se përse po e kërkon një mandate të tretë. Përmes disa fotove të publikuara në profiling e tij në Facebook...