Politike

U bë shitëse në Prrenjas, Hajdari i futet baxhos ‘me kokë’ në Gramsh: Me zonjat e nderuara, përgatitëm djathë kaçka

16 Shkurt 2021, 19:23 Nga DOSJA
U bë shitëse në Prrenjas, Hajdari i futet baxhos ‘me

GRAMSH– Deputetja Rudina Hajdari ka zgjedhur që të ndihmojë disa punonjëse të një baxhoje në Gramsh, në përgatitjen e djathit kaçkavall. Pak javë pasi provoi rolin e shitëses në Prrenjas, sot deputetja Hajdari ka shkuar në Gramsh.

Ajo ka publikuar një foto ku shihet se mban përparësen e bardhë dhe kapuçin në kokë dhe po ndihmon në përgatitjen e djathit kaçkavall.

Krah fotos, Hajdari shkruan se këto janë biznese të ndershme dhe se shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar.

Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.

Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë,”- shkruan Hajdari krah fotos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari rudina hajdari ne baxho rudina hajdari rudina hajdari ne baxho

Sondazh

Poll

Politike 16 Shkurt 2021, 17:30

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka renditur arsyet se përse po e kërkon një mandate të tretë. Përmes disa fotove të publikuara në profiling e tij në Facebook...