Bota

Ndodh në Kosovë! I dashuri i dërgon shqiptares 4 burra për të kryer marrëdhënie intime me pagesë

16 Shkurt 2021, 18:51 Nga DOSJA
Ndodh në Kosovë! I dashuri i dërgon shqiptares 4 burra për

KOSOVË– Një vajzë nga Shqipëria, e cila bashkëjeton me një shtetas shqiptar të Kosovës, ka denoncuar në polici se ky i fundit ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, vajza ka deklaruar gjithashtu se i dyshuari i ka marrë asaj florinjtë me vlerë 1400 euro dhe 2000 euro shtesë. Po ashtu, dyshohet se shqiptari i kosovës e ka sulmuar shqiptaren fizikisht disa here.

“Viktima femër, shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull me të cilin bashkëjeton në banesë i kishte dërguar katër persona tjerë që të kryente marrëdhënie intime në këmbim të parave, viktima kishte kundërshtuar dhe ishte larguar nga banesa.

Po ashtu viktima ka deklaruar se i dyshuari i kishte marrë një sasi të arit me vlerë prej 1400 euro dhe 2000 euro para të gatshme, se e ka sulmuar fizikisht disa herë dhe e kishte detyruar të kërkon lëmoshë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove shfrytezim prostitucioni kosove shfrytezim prostitucioni

Sondazh

Poll