Bota

Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë, Etna dhuron spektakël flake dhe tymi, evakuohen banorët

16 Shkurt 2021, 17:52 Nga DOSJA
Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë, Etna dhuron

ITALI- Vullkani Etna në Itali ka shpërthyer. Ansa shkruan se Etna ka bërë ditën e sotme një spektakël me flakë dhe tymë në ajër gjatë shpërthimit.

Banorët në afërsi të zonës së vullkanit në ishullin e Siçilisë janë evakuuar, ndërsa aeroporti i Catanias ende nuk është prekur nga shpërthimi i vullkanit. Mediat shkruajnë se në mbrëmje në Siçili do të shkojnë një grup ekspertësh për të vlerësuar situatën e krijuar.

Etna është vullkani më i madh aktiv në të gjithë Evropën. Në disa herë të tjera ku vullkani ka shpërthyer ka mbyllur çdo gjë në ishull, duke nisur nga transporti si dhe te evakuimi i banorëve.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthen vullkani etna shperthen vullkani etna

Sondazh

Poll