Bota

Shiti 58 mijë ‘vaksina anti-COVID’ me ujë dhe kripë, Kina arreston kreun e skemës së mashtrimit

16 Shkurt 2021, 16:20 Nga DOSJA
Shiti 58 mijë ‘vaksina anti-COVID’ me ujë dhe kripë,

KINË– Kina ka arrestuar kreun e një skeme mashtrimi lidhur me një vaksinë kundër Covid-19, që rezultoi të ishte vetëm ujë me kripë.

Personi i identifikuar si Kong, kishte kopjuar modelet e paketimit të vaksinave të vërteta dhe kishte sajuar mbi 58 mijë doza të tijat.

Sipas BBC, një grumbull i këtyre “vaksinave” janë kontrabanduar jashtë shtetit, por nuk dihet se ku janë dërguar. Kongu është vetëm njëri midis 70 personave të dyshuar që janë arrestuar për krime të ngjashme.

Sipas një vendimi të gjykatës, Kong dhe ekipi i tij fituan rreth 18 milion juan (apo 2.78 milion dollarë) duke vendosur tretësirë ​​të kripur ose ujë mineral në shiringa dhe duke i shitur ato si vaksina anti-Covid, që nga gushti i vitit të kaluar.

Një grumbull prej 600 prej këtyre vaksinave u dërguan në Hong Kong nëntorin e kaluar, përpara se ato të transportoheshin jashtë vendit. Shitjet u bënë në bazë të vaksinave të marra përmes “kanaleve të brendshme” të prodhuesve të mirëfilltë.

Organi më i lartë i ndjekjes penale të Kinës, Prokurori i Popullit Suprem ka nxitur agjensitë rajonale të bashkëpunojnë me policinë për të frenuar aktivitete të tilla.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine vaksinat te rreme kine vaksinat te rreme

Sondazh

Poll