Bota

“Libri që bëri bujë”/ Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i kërkon Ministres së Arsimit që të h

16 Shkurt 2021, 17:45 Nga DOSJA
“Libri që bëri bujë”/ Aleanca për

MAQEDONI E VERIUT- Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i ka dërguar një letër Ministrës së Arsimit, Milla Carovska për heqjen nga përdorimi librin e “Gjeografisë” për vitin e dytë të gjimnazit. Media maqedonase Ina-Online shkruan se kjo kërkesë ka ardhur për shkak të materialit jo të vërtet që libri përmban. Libri i “Gjeografisë” i vitit të dytë përmban jo të vërteta në lidhje me historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, ku një faqet e tij shkruhet se origjina e shqiptarëve është nga çekët, romët dhe turqit.

Disa shembuj të dhëna nga Aleanca:

Në faqen 99, thuhet që “Prej shqiptarëve të Maqedonisë ekzistojnë fise që e llogarisin vetveten si autokton. Kryesisht ata janë popullsi maqedonase që gjatë periudhës së sundimit turk e kanë pranuar fenë islame dhe gradualisht janë shqiptarizuar. Midis tyre ka edhe nga ndonjë fis që ka prejardhjen turke, rome ose çerkeze.”

Në faqen 99, shqiptarët paraqiten si rrezik për shtetin ku thuhet se “…vendosja e re e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë nuk është proces i mbaruar, ai bëhet edhe sot-në fillim të shekullit XXI. Vendosja e këtillë në momente e pakontrolluar, vendosja në mënyra të ndryshme mund t’i dëmtojë të gjithë në Republikën e Maqedonisë”

Në faqen 104, thuhet që “Imigrimi i popullsisë shqiptare në Maqedoni nuk është bërë spontanisht, por në masë të madhe me dhunë, i planifikuar, me ndihmën e qeverisë turke ose të agallarëve dhe bejlerëve turq, të cilët e kishin lejuar vendosjen e popullsisë shqiptare-muslimane. Për ketë ekzistojnë dëshmi autentike. Maqedonasit i kanë përzënë nga vendbanimet e tyre me metoda të ashpra, si me vjedhje, kidnapime, vrasje, maltretime fizike-rrahje, djegie e të tjera.

Libri shkollor i “Gjeografisë” përçon dezinformata të thella për nxënësit e shkollave të mesme, ku theksohet se shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çekët, romët dhe turqit.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gjeografia ne maqedoni milla carovska gjeografia ne maqedoni milla carovska

Sondazh

Poll