Bota

Paralajmërojnë ekspertët! COVID-19 mund të shkaktojë probleme të rrezikshme me shikimin te pacientët e prekur

16 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA
Paralajmërojnë ekspertët! COVID-19 mund të shkaktojë

PARIS– Tre simptomat kryesore të Covid-19 që i përjeton një pjesë e madhe e të infektuarëve janë kollë e vazhdueshme, humbje e shijes dhe nuhatjes dhe temperaturë e lartë.

Përpos simptomave të mësipërme, disa njerëz kanë paraqitur edhe simptoma të ndryshme si dhimbje koke apo lodhje të vazhdueshme gjatë kohës së infektimit.

Së fundmi, ekspertët në Universitetin e Parisit kanë pohuar se njerëzit që preken rëndë nga simptomat e Covidit është zbuluar se shfaqin çrregullime edhe në shikim, shkruan The Sun.

Ekspertët analizuan skanimet MRI të 129 pacientëve që kishin simptoma të rënda të Covid dhe zbuluan se nëntë prej tyre kishin një ose më shumë çrregullime në pjesën e pasme të topave të syve.

Prej pacientëve që shfaqën çrregullime në sy, dy kishin diabet, gjashtë ishin obezë dhe dy kishin hipertension. Gjithashtu ka dyshime se çrregullimet mund të lidhen me intubimin.

Studimi i fundit tregon se virusi lidhet edhe me sëmundje të retinës që mund të rezultojë në humbje të shikimit. Shkencëtarët janë të shqetësuar se çështjet e syve mund të anashkalohet ndërsa mjekët përpiqen të trajtojnë simptoma të tjera.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndikimi i covid te shikimi studim ndikimi i covid te shikimi studim

Sondazh

Poll