Bota

E rëndë në Greqi, i moshuari humb jetën 8 minuta pas vaksinimit, autopsia: Kishte sëmundje të zemrës

16 Shkurt 2021, 17:05 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi, i moshuari humb jetën 8 minuta pas

GREQI- Një i moshuuar ka humbur jetën në Greqi 8 minuta pas vaksinimit nga Covid-19. Newsbeast shkruan se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në ishullin e Kretës.

Por sipas ekspertizës mjeko-ligjore vdekja e 85-vjeçarit ka ndodhur për arsye të tjerë që nuk kanë lidhje me vaksinimin e popullsisë. Raporti i autopsisë tregoi se vdekja e të moshuarit ka ardhur për shkak të sëmundjes së stenozës koronare dhe sëmundjes hipertrofike të zemrës, të cilat nuk kanë lidhje me Covid-19 apo vaksinën.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 173,905 persona pozitiv me Covid, ndërsa 6,181 të tjerë kanë humbur jetën. Ndërkohë që vaksinimi në Greqi ka nisur në datë 27 dhjetor të vitit të kaluar me vaksinën Pfizer/BioNtech.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni humb jeten 8 minuta pas vaksinimit humb jeten 85 vjeceri ne greqi humb jeten 8 minuta pas vaksinimit humb jeten 85 vjeceri ne greqi

Sondazh

Poll