Bota

“Kosova ka një vend të veçantë në familjen time”/ Osmani pas letrës së Biden: Përjetësisht mirënjohëse Amerikës

16 Shkurt 2021, 16:41 Nga DOSJA
“Kosova ka një vend të veçantë në familjen

KOSOVË- Presidentja aktuale në Kosovë Vjosa Osmani ka falenderuar homologun e saj amerikan Joe Biden për letrën e urimit për pavarësinë dhe fitoren e zgjedhjeve. Në një postim në Facebook, Osmani shkroi se Biden theksoi në letrën mbështetjen e tij për Kosovën në dialogun me Serbinë dhe integrimin e saj në Evropë.

“Sot kam pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku ai rithekson raportet e forta ndërmjet dy popujve tanë, mbështetjen e vazhdueshme e të fuqishme të SHBA-ve si dhe nevojën që dialogu me Serbinë të përqëndrohet në njohjen e ndërsjellë. Përjetësisht mirënjohëse për mbështetjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, shkruan Osmani.

Joe Biden i dërgoi ditën e sotme një letër urimi Osmanit për 13-vjetorin e pavarsisë së Kosovës, si dhe për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora biden leter osmanit joe biden vjosa osmani biden leter osmanit joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll