Bota

Dëbora ‘pushton’ Greqinë, humbin jetë 3 persona si pasojë e motit të keq, aktivizohet ushtria për t’u ar

16 Shkurt 2021, 16:09 Nga DOSJA
Dëbora ‘pushton’ Greqinë, humbin jetë 3 persona si

GREQI- Ditën e sotme moti i keq ka përfshirë Greqinë ku për shkak të acarit dhe reshjeve të shumta të dëborës 3 persona për fat të keq kanë humbur jetën.

Mediat greke, bëjnë me dije se të vdekur kanë mbetur një 73- vjeçar nga fshati Mourtias, një 80-vjeçar po nga i njëjti fshat, i cili ishte me probleme të frymëmarrjes i cili kishte mbetur i bllokuar në banesën e tij nga bora. Më herët autoritetet bënë me dije se një 56-vjeçar nga Kreta ndërroi jetën, për shkak se kishte mbetur  bllokuar në dëborë. 

Për shkak të reshjeve të dëborës ka pasur shumë problematika në rrugë sakaq  është shkëputur dhe energjia elektrike. 

Ndërkohë, nisur nga situata, është aktivizuar ushtria në mënyrë që të zgjidhë problemet që janë shkaktuar, ku deri më tani zona më problematike është në Atikë.

Nusur nga situata të gjithë autoritetetpërkatëse kanë bërë një mbledhje të jashtëzakonshme për të koordinuar situatën e vështirë që është krijuar për shkak të motit.  Sipas informacionit, ushtrisë iu kërkua të ndihmojë në pastrimin e rrugëve, prerjen e pemëve dhe zhbllokimet e akseve rrugore. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni moti i keq ne greqi moti i keq ne greqi

Sondazh

Poll