Bota

“Urime për pavarësinë dhe qeverinë e re”/ Biden i dërgon letër Osmanit: Kosova ka një vend të veçantë në familjen

16 Shkurt 2021, 16:16 Nga DOSJA
“Urime për pavarësinë dhe qeverinë e re”/ Biden

KOSOVË- Presidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar letër Vjosa Osmanit. Biden ia ka dërguar këtë letër Osmanit për ta uruar në ditën e pavarsisë së Kosovës në 17 shkurt. Në letrën e dërguar Biden ka shkruar se Kosova gjithmon do të ketë një vend të veçantë në familjenë e tij. Ai gjithashtu ka shkruar edhe për situatën me Serbinë, ku është shprehur se ka shumë punë për të bërë.

“E nderuar Presidente në detyrë. Populli amerikan i bashkohet urimeve të mija për ju dhe 13- vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Lidhjet ndërmjet popujve do të mbeten të forta bazuar në një përkushtim të përbashkët për të bërë Kosovën një vend sovran, tw pavarur, multietnik dhe demokratik. Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner i perkushtuar i Kosovës. Për mua personalisht Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden,” shkruhet ndër të tjera në letrën e Biden.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biden leter osmanit joe biden vjosa osmani biden leter osmanit joe biden vjosa osmani

Sondazh

Poll