Bota

“Prokuroria po i shmanget rrugës së drejtë”, flasin avokatët para mbylljes së seancës për ish krerët e UÇK-së

16 Shkurt 2021, 14:34 Nga DOSJA
“Prokuroria po i shmanget rrugës së drejtë”, flasin

HAGË–  Pak para përfundimit të seancës së radhës paragjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare Përpara,  avokatët e të akuzuarëve kanë folur për Gjykatën Speciale, pas shumë vërejtjeve që i parashtruan sot. Ndër te tjera, avokatët kanë propozuar edhe se kur duhet të mbahet seanca e radhës gjyqësore.

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit ka thënë se duhet ndërhyrje e fortë gjyqësore në këtë proces, teksa propozoi që seanca e radhës të mbahet edhe më vonë sesa pas katër javësh.

Për momentin duhet një ndërhyrje e fortë gjyqësore për t’u siguruar që procesi të vihet në rrugën e duhur. Prandaj, edhe unë jam me Prokurorinë që të mbajmë një konferencë tjetër në fillim apo në mes të marsit”, tha Emmerson.

Ndërsa David Hooper, avokat i Hashim Thaçit tha se këto konferenca duhet të mbahen për sa kohë “Prokuroria po i shmanget rrugës së drejtë”.

Për sa kohë Prokuroria po i shmanget rrugës së drejtë, ne duhet t’i mbajmë këto konferenca. Dua të them diçka pozitive lidhur me Dhomat e Specializuara. E falenderoj zyrën e administratës që na ka ndihmuar vazhdimisht sa herë që ne kemi pasur ndonjë kërkesë”, tha ai.

Po ashtu, David Young, avokat i Rexhep Selimit, tha se mesi i muajit mars do ishte koha e duhur për mbajtjen e seancës së radhës.

Nga ana e saj, Prokuroria ka propozuar që seanca e radhës të zhvillohet në në fillim të marsit.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi dalin para Speciales, Prokuroria: Kemi dëshmitarë, do t’i përdorim

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage kosova ne hage

Sondazh

Poll