Politike

E BUJSHME/ Lulzim Basha me projekt të ri nëse PD vjen në pushtet: Brenda vitit do të hartojmë një kushtetutë të re

16 Shkurt 2021, 12:02 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Lulzim Basha me projekt të ri nëse PD vjen në pushtet:

TIRANE– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar sot me një propozim të bujshëm. Gjatë një takimi që zhvilloi në Forumin për Integrimin, me studentë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile, Basha foli për horizontin e një kushtetute të re, kur PD të vijë në pushtet. Basha tha se Kushtetuta e re do të hartohet edhe me PS nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe ndërkombëtarët. 

“Shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trias politica, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve, dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës, politike mbi institucionet. Padyshim që do të jetë një ushtrim kombëtar që duhet të na përfshijë të gjithëve, kundërshtarin tonë politik nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe ekspertizën ndërkombëtarëve për ti dhënë shqiptarëve një tjetër kornizë të lojës kushtetuese ku të mos ketë më xhepa për autoritarizëm, abuzivizëm, apo për ti dhënë goditje vdekjeprurëse kolonave të kontrollit të pushtetit”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: ‘Brenda vitit do të hartojmë një kushtetutë të re’/ Basha me Shoqërinë Civile, zotimi pwr integrimin: Për 6 muaj do zhvillojmë konferencën e parë me BE

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kushtetuta e re e pd lulzim basha kushtetuta e re e pd lulzim basha

Sondazh

Poll