Politike

Nis vaksinimi antiCOVID në azilin në Shkodër, Rama batuta me të moshuarën: Ke marrë vesh që do vija unë, je vesh si për

16 Shkurt 2021, 11:31 Nga DOSJA
Nis vaksinimi antiCOVID në azilin në Shkodër, Rama batuta me

SHKODËR– Pas mjekëve të cilët nisën vaksinimin me ‘Pfizer’ në Shkodër radha ishte e të moshuarve. Kryeministri Edi Rama ndaloi në shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen sot 45 të moshuar. Ai dëgjoi të moshuarit të cilën e falenderuan si dhe mori informacion për gjendjen e tyre.

Rama nuk i ka kursyer batutat me të moshuarit, të cilët sot marrin dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Teksa po shikonte procesin e bërjes së vaksinës tek e moshuara, Rama i thotë:

“Të kanë thënë që do vij unë dhe je vesh si për nuse”- batutë që shkaktoi shumë të qeshura te të pranishmit.

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa të shtruarit në spitale ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi sot hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

Nis vaksinimi në rrethe! Injektohen me Pfizer bluzat e bardha dhe azilet në Shkodër, anulohet ‘Vlora’, s’është trajnuar personeli

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nis vaksinimi ne shqiperi rama ne shkoder nis vaksinimi ne shqiperi rama ne shkoder

Sondazh

Poll