Politike

Pse dështoi integrimi i Shqipërisë në BE/ Raporti i KLSH zbulon shkeljet: MPEJ ka ulur përpjekjet, vendi ynë hodhi më pak

16 Shkurt 2021, 11:05 Nga DOSJA
Pse dështoi integrimi i Shqipërisë në BE/ Raporti i KLSH

TIRANE- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar sot raportin e inspektimit në Ministrinë e Jashtme për periudhën 2016-2019. Në këtë raport, KLSH deklaron si gjetje mungesën e buxhetit nga vendi ynë krahasuar me paratë që vendet e rajonit kanë hedhur për integrimin. KLSH sqaron se Shqipëria ka buxhetuar më pak se Kosova dhe Maqedonia e Veriut sa i takon procesit të integrimit. Në raport KLSh ka analizuar edhe punën e institucioneve ku theksohet fakti se sipas KLSH, MPEJ “ka ulur tempin për integrimin”. Insitutionet shqiptare nuk kanë kuptuar politikat e integrimit, mirëmbajtjes së stafit dhe nuk kanë realizuar planin Kombëtar për Integrimin.

RAPORTI I PLOTË I KLSH PËR INTEGRIMIN:

Pikat kyçe të raportit

Sipas raportit të KLSH për integrimin që është kryer në Ministrinë e Punëve të Europës nga viti 2016-2019 rezulton se;

 

 

Siç dallohet, Maqedonia e Veriut kryeson bindshëm renditjen për shpenzime të kryera në mbështetje të procesit të integrimit për vitin 2019, si në vlerë dhe në përqindje ndaj totalit të shpenzimeve buxhetore (0.65% ndaj totalit).

 

Në vitin 2014 qeveria shqiptare nisi të përfitonte nga fondet e BE-së që jepen në mbështetje të vendeve candidate për në BE. Shqipëria do të përfitonte nga BE  për periudhën 2014-2020 vlerën prej 639.5 mln euro ku sektorët prioritarë janë:

Sipas tabelës Shqipëria renditet e treta në radhë për vlerën e fondeve që I ka akorduar BE.  Sipas të dhënave që bën me dije KLSH vendit tonë I janë zbritur përfundimisht 10 mln euro nga fondet IPA II. Sipas KLSH, vërehet se qeveria shqiptare nuk I ka përdorur fondet IPA II të dhëna nga BE aq san ë fund të vitit 2017 fondi I disbursuar nga IPa II ishte 30 mln euro më pak se sa parashikimi.

Raporti KLSH bën një analizë të problemeve që po has procesi I integrimit në vend. Sipas të dhënave të marra nga raporti i KLSH rezulton se

-Punësimet e bëra në vitin 2018, pas lirimit dhe largimit të 22 punonjësve, më së paku janë te dyshimta, pavarësisht raportimit të bërë nga DAP për procesin e shkrirjes së MIE-s.

Në katër vitet e periudhës së auditimit, MEPJ ka raportuar vetëm në njërin vit, atë 2019, lidhur me trajnimet e stafit. Kjo nuk do të thotë, se trajnime nuk ka pasur gjatë periudhës në fjalë.

– Në Misionin e RSH-së në BE konstatohet se ka pasur mungesë të ndjeshme të stafit diplomatik.

Ndryshe nga formati i përfaqësimit (1+6) i përcaktuar më herët (Ambasadori dhe 6 diplomatë), numri i diplomatëve në Misionin e RSH-së në BE, në vitin 2019 është përgjysmuar, duke e çuar përfaqësimin diplomatik, nga formati një plus gjashtë, në një plus tre.

– Ambasadoret: Suela Janina, Dritan Tola, Pëllumb Qazimi. Artur Kuko ushtrojne detyrën e Ambasadoreve së RSH-së përtej afatit të parashikuar nga ligji. Ndaj ushtrimi i detyrës përtej këtij afati është në shkelje të Ligjit 23/2015

– Nga pesë përfaqësi, gjatë periudhës në auditim, konstatohen mungesa në katër prej tyre..

Nga raportet e monitorimit realizimi i PKIE rezultoi me një rënie të ndjeshme për dy vitet 2017 dhe 2018:

 

Tabela 11: Niveli i realizimit[1] të PKIE-së për vitin 2017 dhe 2018

 

 

Tabela 13: Niveli i realizimit të PKIE-së për vitin 2019

KLSH raporton si më poshtë pikat kyçe që ka zbuluar në auditim

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be raporti i klsh per integrimin integrimi i shqiperise ne be raporti i klsh per integrimin

Sondazh

Poll