Politike

Basha me Shoqërinë Civile: Brenda 6 muajsh ulemi në konferencën me BE! Do të hartojmë një Kushtetutë të re për vendin

16 Shkurt 2021, 11:02 Nga DOSJA
Basha me Shoqërinë Civile: Brenda 6 muajsh ulemi në

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar hartimin e një Kushtetute të re pas ardhjes në pushtet. Kur vetëm pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, Basha gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësues të Shoqërisë Civile, premtoi ndryshim në ligjet themelore të vendit.

Po ashtu Basha u zotua se brenda 6 muajve në krye të kabinetit, qeveria e tij do të sigurojë  konferencën e parë me Bashkimin Europian. Për të provuar se zotimi ishte i arritshëm, Basha përmendi edhe njëherë kohën që iu desh në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Sipas tij, në 2 vite e gjysmë, u përmbushën 150 kushte, ndërsa shtoi se Shqipëria në këto 8 vite ka ngecur në vend. Sipas tij, moszbatimi i reformave ka rezultuar vetëm në shtimin e kërkesave nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Numri një i PD-së premtoi se ai dhe të zgjedhurit e tij, do të sjellin një kulturë të re politike, duke u zotuar se do të mbajë duart larg nga sistemi i ri i drejtësisë. Basha foli edhe për një sistem të pakapur nga politika, nga oligarkia apo nga krimi, duke siguruar për “luftë” ndaj këtyre të fundit.

Sipas Bashës, 25 prilli nuk është vetëm një moment elektoral, por një udhëkryq ku do të vendoset e ardhmja europiane e Shqipërisë, duke theksuar edhe procesin zgjedhor në Kosovë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll