Gjykata holandeze rrëzon kërkesën e Becchetti-t, zhbllokohen aksionet e Shqipërisë te kompania Shell
16 Shkurt 2021, 12:04Nga DOSJA
HAGË– Gjykata hollandeze ka rrëzuar vendimin e marrë në mes të Janarit, nga një gjykatë tjetër, ku Shqipërisë i ishin bllokuar aksionet në kompaninë e naftës Shell për llogari të Francesco Becchetit.
Lajmi u bë i ditur nga “Global Arbitration Review”, ku investitori italian ka aktivizuar zyra private juridike në disa vende të Europës për të detyruar Shqipërinë që të paguajë rreth 110 milionë euro, të fituara nga procesi gjyqësor në Arbitrazhin e Bankës Botërore.
Mes tyre ishte edhe Holanda, ku çështja e konfiskimeve u përshkrua nga gazeta vendase “Het Financieele Dagblad” si tejet e ndjeshme, pasi përfshinte në një masë të madhe vetë interesat holandeze.
Kërkesa për të bllokuar pasuritë e Shqipërisë te kompania Shell ka aktivizuar vetë shtetin holandez, pasi në vlerësim të tij në mes nuk ishin më vetëm paratë e taksapaguesve shqiptarë, por edhe ato të qytetarëve holandezë.
Vendimi i sekuestrimit u apelua nga avokatët e shtetit holandez, që në shkallën e dytë ja doli mbanë që të heqë masën e sekuestros në rastin e kompanisë Shell, ndërsa mbeten të bllokuara pasuritë e Shqipërisë në kompaninë tjetër, ENI.
Ministria e Drejtësisë në Holandë tha se e ka detyrim të bazuar në ligjet ndërkombëtar që të dalë në mbrojtje të kompanive. “Në parim, nuk mund të sekuestrohen fonde nga kompanitë nëse paratë kanë një qëllim publik”,- tha ajo.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Vajza e një pacienti me COVID19 pretendon se babait i kanë humbur portofolin ku ka patur para dhe unazën. Në një intervistë për Dosja.al, vajza tho...
SARANDË– Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ka ndërruar jetë paraditën e sotme për shkak të një infarkti. Ai u gjet i pajetë në rrugë në fsh...
SHKODER– Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP, ka konfirmuar sot lajmin se Shqipëria do ta vazhdojë përgjatë gjithë vitit procesin e vaksinimit. Në Shkod...
SHKODËR– Ardian Dajti, drejtori i spitalit Rajonal Shkodër, ishte i pari që mori dozën e vaksinës ‘Pfizer’ ditën e sotme. Ai ka folur për mediat pasi mori ...
SHKODER– 3 të rinj janë arrestuar në Shkodër, 2 prej tyre si të përfshirë në organizimin e llotarive pa leje dhe 1 i tretë, si i përfshirë në shpërndarjen...
TIRANE- Hapja e dy spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID19 në Durrës dhe Shkodër, ka ngritur alarmin se situata është e rëndë edhe në qarqe të ...
“Niku” i përgjimeve të Ndrangheta-s ka fituar një tender gjigand, me vlerë mbi 9 miliardë lekë të vjetra për oksigjen mjekësor, të zhvilluar së fundmi nga Qendr...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka shtyrë seancën për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Seanca do të shtyhet më 25 shkurt dhe avok...
TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko, konfirmoi në detyrë prokuroren e...