Aktualitet

Mjeku Besnik Brahimaj thirrje qeverisë: Hapni dhe spitalin COVID në Fier, kemi staf të përgatitur

16 Shkurt 2021, 11:12 Nga DOSJA
Mjeku Besnik Brahimaj thirrje qeverisë: Hapni dhe spitalin COVID në

TIRANE- Hapja e dy spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID19 në Durrës dhe Shkodër, ka ngritur alarmin se situata është e rëndë edhe në qarqe të tjera. Mjeku obsteter dhe president i urdhërit të mjekut në qarkun e Fierit, Besnik Brahimaj është shprehur për Faxneës se prej 15 Janarit deri më tani janë konstatuar 14 gra shtatzëna pozitive me SARS-Covid-2. Mjeku ka kërkuar që edhe në Fier të hapet spitali COVID19, pasi sipas tij, kjo do të sillte dhe rënien e fluksit edhe në 4 spitalet në Tiranë ku nuk kanë munguar rastet kur pacientët trajtohen nëpër ambulanca.

“Deri para një muaji ne nuk kemi patur asnjë rast në maternitetin e Fierit, por nga 15 Janari e deri më tani janë shfaqur rastet pozitive te gratë shtatzëna duke qenë se është shtuar dhe numri i testeve të shpejta. Cdo gruaje që hynë në maternitet i bëjmë testin e shpejtë dhe janë mbi 10-15 raste të konfirmuara në Maternitetin e Fierit që kanë ardhur me Covid. Grave të cilat kanë rezultuar pozitive u janë dhënë udhëzimet përkatëse për tu trajtuar. Kur kemi hasur raste pozitive me Covid-19 të cilat kanë pasur probleme apo kanë qenë për të lindur i kemi cuar në Tiranë. Gjithashtu këtë muaj kemi pasur dhe një foshnje pozitive me Covid-19. Gratë shtatzëne janë trajtuar në bazë të protokollit pasi është bërë konsulta me mjekun profesionist dhe pneumologun, ndërsa në momentet e lindjes, 2-3 raste i kemi nisur në Tiranë.

Një nga problemet kryesore për të ulur numrin e të infektuarve me Covid është vetëizolimi. Të gjithë  ata njerëz që kanë rezultuar pozitivë apo kanë shenja klinike duhet menjëherë të vetëizolohen me qëllim që të ulet numri i rasteve. Për mua patjetër duhet të ishte hapur një spital Covid në Fier duke qenë se ka regjistruar numër të lartë të rasteve. Burimet njerëzore ekzistojnë, kshu që patjetër duhet të ishte hapur duke qenë se 4 spitalet janë të tejmbushur. Spitali i Fierit e ka stafin e përgatitur dhe të mjaftueshëm për të përballuar rastet me Covid, ndaj duhej të ishte hapur një repart në Fier.”,-tha mjeku Besnik Brahimaj. 

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar të të shtruarve në spitale në përhapjen e koronavirusit. Përgjatë javës së fundit shifrat ditore të të infektuarve kanë qenë mbi 1000, ndërsa për të shtruarit në spitale numri i ka kaluar 500. Teksa vaksinimi po ecën me ritme të papërfillshme, qeveria vendosi dje hapjen e dy spitaleve rajonale, në Durrës dhe Shkodër për të shpërndarë fluksin e shtrimit në spitale dhe parandaluar kolapsin e sistemit shëndetësor.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik brahimaj spitalet rajonale spitali i fierit besnik brahimaj spitalet rajonale spitali i fierit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shkurt 2021, 09:48

TIRANË– Rifat Lalo, vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë, Vili Minarolli, ka ndërruar jetë nga Covid-...