Aktualitet

Vajza denoncon: Babain me COVID e nxorrën nga spitali Infektiv, s’na jep njeri portofolin dhe unazën, kishte para me vete

16 Shkurt 2021, 11:56 Nga DOSJA
Vajza denoncon: Babain me COVID e nxorrën nga spitali Infektiv, s’na

TIRANË– Vajza e një pacienti me COVID19 pretendon se babait i kanë humbur portofolin ku ka patur para dhe unazën. Në një intervistë për Dosja.al, vajza thotë se babain e kanë transferuar nga spitali COVID1 për tek COVID3, dhe nuk ka asnjë informacion tjetër për të.

“Unazën e këna këta këtu. E kanë marrë dje nga Infektivi e kanë çuar te COVID3. Atje më dhanë vetëm varësen. Nuk e di babi kishte portofolin më tha e kam me lekë. Dje erdha me e marrë ajo nuk m’i dha se thotë shoqe nuk ke kartën e identitetit.

Sot më tha i ka marrë goca. Unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora me fotografi. Tani portofolin dhe unazën ta gjejnë këta këtu.

 Dje fola me një kryeinfermiere Zana. Erdha sot në mëngjes më thanë i kemi çuar atje. Atje më thanë që ia kam dhënë të bijës. Unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër këtu”, shprehet ajo.

Fatmirësisht, disa orë pas publikimit të artikullit, gruaja në një tjetër reagim për mediat, njoftoi se spitali ishte kishte kthyer sendet personale të babait të saj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shtrimet me covid vjedhjet nga covid shtrimet me covid vjedhjet nga covid

Sondazh

Poll