KLGJ shtyn me 25 shkurt seancën për gjyqtaren Enkelejda Hoxha! Avokati kërkoi pezullim e procesit, kreu i ILD-së i doli kund
16 Shkurt 2021, 10:53Nga DOSJA
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka shtyrë seancën për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Seanca do të shtyhet më 25 shkurt dhe avokati duhet të depozitojë mbrojtjen me shkrim më 23 shkurt.
Nënkryetari i KLGJ Maks Qoku ka deklaruar se magjistratja duhet të saktësojë vullnetin për të qenë në seancë dhe sa i takon kërkesave të tjera, ato të diskutohet pas paraqitjes së mbrojtjes.
Avokati i gjyqtares kërkoi pezullim të procesit pasi magjistratja duhet të ishte në seancë si dhe i duhet kohë për mbledhjen e provave. Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani u shpreh se avokati ka pasur kohë që të njihej me provat ndaj nuk është dakord me shtyrjen e procesit.
‘Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit. Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar. Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë çështje.”.
AKUZAT NDAJ GJYQTARES:
Enkelejda Hoxha u vu në pranga pak ditë më parë nga SPAK, bashkë me 9 persona të tjerë pasi kishin në plan të lironin të dënuarin për vrasje Saimir Petani. Avokati Aldo Tabaku ishte pjesë e skemës bashkë me sekretaren e gjykatës, Manuela Mallakuçi dhe ekspertin mjeko-ligjor, Shkëlqim Korbi. Për të gjithë GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet nga SPAK se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi mori ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës. Edhe mjeku, ka përfunduar i arrestuar.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, me relator Olsi Komici dhe anëtare Pamela Qirko, konfirmoi në detyrë prokuroren e...
ITALI– Policia italiane ka arrestuar 17 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me klanin mafioz të “Ndragheta-s”. Gjatë një operacioni të zhvilluarnë Kalabri...
TIRANË– Detaje nga hetimi për pastrim parash për ‘Turgut Ozal’ kanë dalë në dritë. Mësohet se Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë për të se...
TIRANË– Babai i dy vajzave që denoncuan nga Infektivi për humbjen e tij si pasojë e Covid, Rifat Lalo, është vëllai i një figure të njohur në vend. Bëhet e...
SHKODËR– Qytetarët në Shkodër janë ngritur në protestë për mbërritjen e Kryeministrit Rama për procesin e vaksinimit. Ata u shprehën për mediat e pranishme...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren Ogerta Manastirliun inspektuan nga afër procesin e vaksinimit me ‘Pfizer’ për bluzat e bardha. I pari...
Aktualitet16 Shkurt 2021, 09:48
TIRANË– Rifat Lalo, vëllai i figurës së njohur të Partisë Demokratike dhe njëherësh ish-ambasador i Shqipërisë, Vili Minarolli, ka ndërruar jetë nga Covid-...
GJIROKASTËR-Kakavija do të jetë e mbyllur për 24 orë. Sipas një njoftimi nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër bëhet e dituar se d...
SHKODËR–Banorët në Shkodër kanë dalë ditën e sotme në protestë për shkak të zonave të përmbytura. Kjo protestë bëhet në ditën kur kryeministri Edi Rama pri...