Aktualitet

Bino: Vaksinimi do të zgjasë gjithë vitin, të vaksinuarit duhet të ruajnë vigjilencën për më shumë se 6 javë që nga

16 Shkurt 2021, 11:39 Nga DOSJA
Bino: Vaksinimi do të zgjasë gjithë vitin, të vaksinuarit

SHKODER– Silva Bino, shefe e Epidemiologjisë në ISHP, ka konfirmuar sot lajmin se Shqipëria do ta vazhdojë përgjatë gjithë vitit procesin e vaksinimit. Në Shkodër ku ishte krah kryeministrit Edi Rama dhe ministres Ogerta Manastirliu në nisjen e vaksinimit për bluzat e bardha në këtë qark, Bino tha se vaksinimi duhet të vijojë sipas grupeve të rrezikut. Ajo bëri apel që të vaksinuarit të kenë vigjilencë maksimale deri në krijimin e antitrupave.


“Është një proces shumë i rëndësishëm si për të gjithë vendin. Edhe qarku i Shkodrës do të shërbejë për gjithë veriun e Shqipërisë për bluzat e bardha. Është një proces që do të vazhdojë. Do të vazhdojë me shtëpitë e të moshuarve, me personel tjetër shëndetësor, pastaj me personat mbi 90 vjec, me ata që janë me sëmundje bashkëshoqëruese, më pas me gjithë popullatën. Pra është një proces që do të zgjasë gjithë vitin. Kemi pasur një rritje të shifrave, por Shkodra nuk ka pasur rritje, Shkodra ka pasur ulje. Kjo tregon që në Shkodër po bëhet një punë shumë e mirë. Vaksinimi është një element i rëndësishëm, por derisa  të kalojnë 5-6 javë nga dita e parë e vaksinimit personat duhet të ruhen njësoj, pra vaksinimi nuk duhet të na ulë vigjilencën”, tha ndër të tjera Bino.

Lajmi kryesor: Nis vaksinimi në rrethe! Injektohen me Pfizer bluzat e bardha dhe azilet në Shkodër, anulohet ‘Vlora’, s’është trajnuar personeli

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino vaksinimi ne shkoder silva bino vaksinimi ne shkoder

Sondazh

Poll